Arrestohen katër zyrtarë të Telekomit të Kosovës për keqpërdorim të pozitës zyrtare – Alb'swiss TV
Alb'swiss TV
Ekonomi

Arrestohen katër zyrtarë të Telekomit të Kosovës për keqpërdorim të pozitës zyrtare

arrestohen-kater-zyrtare-te-telekomit-te-kosoves-per-keqperdorim-te-pozites-zyrtare

Policia e Kosovës, me urdhëresë të Gjykatës sot ka realizuar një operacion policor, i cili ka rezultuar me arrestimin e katër personave të dyshuar, mbi dyshimin për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

Operacioni policor është realizuar në rajonin e Prishtinës.

“Sot më 30 mars 2021, Policia e Kosovës, me urdhëresë të Gjykatës kompetente ka realizuar një operacion policor, i cili ka rezultuar me arrestimin e katër personave të dyshuar, mbi dyshimin për keqpërdorim të pozitës zyrtare. Operacioni policor është realizuar në rajonin e Prishtinës, ku pas kompletimit të rastit do të jepen informacione shtesë”, tha për Telegrafin Baki Kelani, zëdhënës i Policisë së Kosovës.

Telegrafi mëson se aksioni ka ndodhur në Telekomin e Kosovës, ndërsa të arrestuarit dyshohen për keqpërdorim të një kontrate të marketingut.

Të ngjajshme

Sa kushtojnë zgjedhjet parlamentare në Kosovë?

albswiss.com

Kryetari i OAK: Qeveria në ardhje prioritet ta ketë vaksinimin e pastaj ekonominë

albswiss.com

Posta kërkon që të shpërndajë ndihmat sociale

albswiss.com