Balje optimiste që Gjykata Supreme do të marr vendimin e njëjtë si PZAP – Alb'swiss TV
Alb'swiss TV
Lajme

Balje optimiste që Gjykata Supreme do të marr vendimin e njëjtë si PZAP

balje-optimiste-qe-gjykata-supreme-do-te-marr-vendimin-e-njejte-si-pzap

Duda Balje shprehet optimiste se Gjykata Supreme do të marrë vendimin e ngjashëm me të PZAP për anulimin e votave në pesë komuna.

“Unë po dua të besoj që ata janë profesionistë dhe jam e sigurt se ata do të respektojnë Kushtetutën dhe ligjet në Kosovë”, tha Balje.

“Nëse vendos ndryshe ne do të shkojmë deri në Gjykatën Kushtetuese por unë po mendoj pozitivisht se ata do të marrin vendimin e njëjtë si PZAP”, theksoi ajo për RTV21.

“Mendoj se është skandaloze çfarë ka bërë zonja Hoxhiq në kohën e kampanjës dhe në kohën e votimit e tash po merr rezultatin e punës që ka bërë. Ne kemi shfrytëzuar drejtat tona duke shkuar në PZAP dhe kemi marrë vendimin e mirë nga PZAP. Sot kemi dorëzuar ankesë në Gjykatën Supreme”, theksoi Balje.

“Plani i Listës Serbe për të cilin unë kam fol edhe para zgjedhjeve ka nis të prishet nga institucionet e Kosovës që janë kompetente”, tha Balje.

Të ngjajshme

Haziri përsëri uron Abdixhikun: do të qëndrojë prapa në çdo kohë

albswiss.com

A i ofroi VV-ja shpërblime Graincës që ta lë PDK-në? – Flet Kusari-Lila

albswiss.com

Zgjedhja e presidentit, kur pritet të mbahet seanca

albswiss.com