23.9 C
Geneva
Wednesday, May 7, 2025

Bayern largon nga ekipi yllin e madh

Bayern Munich ka vendosur të mos ia vazhdojë kontratën mbrojtësit të vet, Jerome Boateng, në një përpjekje për ta ndryshuar repartin e mbrojtës tashmë të moshuar.

Jerome Boateng do të largohet nga Bayern Munich falas gjatë kësaj verë, pasi klubi gjerman ka vendosur të mos e vazhdojë bashkëpunimin me të, sipas Kicker.

Bordi i drejtorëve të kampionit gjerman ka vendosur të mos i ofrojë atij zgjatje të kontratës.

Prandaj, Boateng do të jetë në dispozicion të klubeve evropiane që kërkojnë mbrojtës me përvojë.

Largimi i tij dhe i partnerit të tij në mbrojtje David Alaba do të shënojë ndryshimin e madh në mbrojtjen bavareze, pasi Bayerni synon të ketë lojtarë të rinj në mbrojtje.

Bayerni e ka siguruar tashmë mbrojtësin e talentuar 22-vjeçar të RB Leipzig, Dayot Upamecano, dhe pritet të afrojë mbrojtës të tjerë në verë.

Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img