Bennacer me këtë deklaratë ‘shashtris’ tifozët e Milanit – Alb'swiss TV
Alb'swiss TV
Sport

Bennacer me këtë deklaratë ‘shashtris’ tifozët e Milanit

bennacer-me-kete-deklarate-‘shashtris’-tifozet-e-milanit

“Nuk luftojmë për vendin e dytë por duam të fitojmë Scudetton”

Mesfushori i Milanit, Ismail Bennacer, ka shprehur optiminzmin e tij pas ndeshjes që zhvilloi me Kombëtaren algjeriane.

Bennacer zhvilloi 60 minuta në ndeshjen e fundit me Kombëtaren e Algjerisë ku mungoi një kohë të gjatë nga lëndimi në Milan.

Por, pas ndeshjes, ai u shpreh i kënaqur me rikthimin e tij, madje dha një mesazh tejet optimist për Scudetton.

“Kam shkuar në Algjeri dhe kam luajtur 60 minuta në ndeshjen e dytë, jam mirë dhe që një kohë nuk jam ndjerë kështu”, tha ai.

“Kanë mbetur edhe 10 ndeshje dhe unë si e gjithë skuadra duhet të jemi të gatshëm 200%, ka pak rrugë dhe duhet të jemi të përqendruar në objektivat tona”, shtoi ai.

“Nuk duam të luftomë për vendin e dytë, por për vendin e parë”, tha Bennacer.

“Duam të bëjmë më të mirën e mundshme, pastaj të shohim se çfarë do të ndodhë. Milani është një skuadër e madhe dhe do të japim gjithçka për tifozët tanë”, përfundoi Ismail Bennacer.

Të ngjajshme

Formacionet zyrtare: Barcelona – Valladolid

albswiss.com

Lajm i keq për Romën dhe Kombëtaren e Shqipërisë, Kumbulla humb sezonin

albswiss.com

Real Madridi – Haalandi, ndodh me e keqja

albswiss.com