fbpx
2.2 C
Geneva
Monday, December 30, 2024

Bien të hyrat e grumbulluara nga tatimet e këngëtarëve më 2020

Rënie drastike e të hyrave të grumbulluara nga tatimet e këngëtarëve më 2020.

Të hyrat e grumbulluara nga ATK gjatë vitit 2020 nga tatimet e këngëtarëve kanë rënë dukshëm.

Pandemia bëri që të preket shumë edhe kategoria e artistëve, të cilët u detyruan të anulonin koncertet e planifikuara, shkruan lajmi net.

Çdo vit, artistët tanë organizojnë koncerte të shumta brenda e jashtë vendit, e për këtë duhet edhe të paguajnë tatim.

Por, meqenëse viti që e lamë pas ishte pothuajse i tëri i paralizuar nga këto aktivitete, edhe të hyrat që grumbulloi Agjencia Tatimore e Kosovës nga kjo kategori ishin dukshëm më të vogla.

Në një përgjigje për lajmi.net, ATK bën të ditur se gjatë vitit 2019 vlera e pagesës që kanë kryer këngëtarët ishte 685,880 mijë euro, ndërsa më 2020 kjo shifër ka rënë në 305,502 mijë euro.

“Vlera e pagesës se tatimeve qe këngëtaret e kryejnë në vitin 2019 ka qenë 685,880 mijë euro, ndërsa në vitin 2020 kemi pasur pagesa të realizuara në vlerë 305,502 mijë euro. Për vitin 2020 duhet pasur parasysh prolongimin e të gjitha aktiviteteve te kësaj kategorie të tatimpaguesve”, thuhet në përgjigjen e ATK-së.

Sipas ATK-së, në rast se këngëtarët hezitojnë të paguajnë borxhet ATK-së, atëherë ata do iu nënshtrohen procedurave të Mbledhjes së Detyrueshme nga ATK-ja.

Ndër këto masa hyn edhe bllokimi i llogarive dhe disa të tjera, gjë që ATK thotë se ka pasur rast kur është detyruar t’ua bllokojë llogaritë personave të caktuar.

“Të gjithë tatimpaguesit borxhlinj ndaj ATK-së, përfshirë edhe këngëtarët, sipas Ligjit për Administratën Tatimore dhe Procedurat, nëse nuk kanë vullnet që të paguajnë borxhet e tyre, do të ju nënshtrohen procedurave të Mbledhjes së Detyrueshme nga ATK, që përfshijnë bllokime të llogarive, tërheqje të mjeteve nga llogaritë e tyre bankare, ndalesa për largim nga Kosova e deri në Konfiskim të pasurive të ndryshme. Kemi pasur rast kur kemi marr vendimi për bllokimet të llogarive”, thuhet tutje në përgjigjen e ATK-së.

Ndryshe, këngëtarët tanë javët e fundit kanë filluar të aktivizohen me mbrëmje muzikore, megjithëse numri i të pranishmëve që lejohen të grumbullohen në vende të tilla me masat e reja është 50 persona.

Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img