9.2 C
Geneva
Monday, December 8, 2025

Dafina ka diçka të re, mendon të sjellë një pjesë të dytë të këngës “Vuj vuj vuj”

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Dafina Zeqiri mendon të sjellë një pjesë të dytë të këngës “Vuj vuj vuj”.

“Vuj vuj vuj” ka qenë një nga projektet e kënëgtares Dafina Zeqiri që është pëlqyer mjaft shumë nga publiku.

Projekti, i lansuar në fund të vitit 2019, deri më tani ka kaluar shifrën e 22 milionë klikimeve në YouTube.

Artistja e njohur së fundmi ka publikuar një postim në rrjete sociale, me anë të të cilit tregon se po mendon të sjellë pjesën e dytë të këtij projekti.

Sido që të jetë, 31 vjeçarja nuk ka zbuluar më shumë detaje rreth vazhdimit të këngës.

Ajo akoma po punon në finalizimin e albumit “Dafinë Moj”, i cili pritet të prezantohet i plotë së shpejti.

Dafina këto ditë ka qenë në izolim për shkak të infektimit me coronavirus, megjithëse deklaroi se është në gjendje të mirë shëndetësore.

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img