Donaldi i bëri këtë dhuratë për ‘Shën Valentin’, vjen reagimi i papritur nga Beatrixe

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Donald Veshaj dhe Beatrix Ramosaj padyshim që janë një nga çiftet më të komentuara të formatit BBV.

Ani pse e dita e premte gjatë javës së kaluar nuk ishte në favor të Donaldit, pasi që Trixa u prek nga batuta e Salsanos dhe Ermalit, siç duket sot porosia e Donaldit i ka ndryshuar gjërat.

Ai sot porositi vëllain e tij, Romeon që t’i dhuronte lule Trixës meqë festohet dita e të dashuruarve.

Si zakonisht është Romeo ai i cili gjatë këtij rrugëtimi ka përkrahur vëllain e tij binjak në çdo hap që ka hedhur, shkruan lajmi.

Para disa minutave, Romeo ka ndarë një foto në InstaStory, ku duket një buqetë me trëndafila të kuq dhe me mbishkrimin “Bac u kry”, duke etiketuar Donaldin dhe Beatrixën.

Tutje edhe Trixa ka bërë një postim duke treguar dhuratat e shumta që ka pranuar për Shën Valentin.

“Ju dua shumë” ishte mbishkrimi mbi imazhin që solli Trixa.

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img