Adelina Grainca e PDK-së i bashkohet Vetëvendosjes.
Ajo që nuk pritej, ka ndodhur gjatë seancës për zgjedhjen e Presidentit. Një deputete e PDK-së, i është bashkuar grupit parlamentar të Vetëvendosjes.
Deputetja e re e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Adelina Grainca, i është bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje.
Ajo është parë duke hyrë në sallën e Kuvendit, bashkë me kryeministrin dhe liderin e VV-së, Albin Kurti.
Pjesëmarrja e saj në seancë, e bën edhe më të sigurt zgjedhjen e Vjosa Osmanit për presidente të vendit, pasi edhe ajo pritet të marrë pjesë në votim.