Duda Balje publikon foto me Osmanin: Në pritje madhështore të votimit të Presidentes tonë – Alb'swiss TV
Alb'swiss TV
Lajme

Duda Balje publikon foto me Osmanin: Në pritje madhështore të votimit të Presidentes tonë

duda-balje-publikon-foto-me-osmanin:-ne-pritje-madheshtore-te-votimit-te-presidentes-tone

Deputetja nga radhët e komunitetit jo-shumicë, Duda Balje, ka publikuar një fotografi me kandidaten për presidente, Vjosa Osmanin, duke thënë se është në “pritje madhështore” të seancës së Kuvendit për votimin e saj.

Balje, duke iu referuar si presidente Osmanit, nëpërmjet ‘Facebook’-ut, është shprehur krenare me formimin e institucioneve të vendit.

“Si gjithëherë krenare me formimin e institucioneve të shtetit tim! Në pritje madhështore të votimit të Presidentes tonë! Zoti e bekoft popullin e Kosovës !”, ka shkruar ajo në postim.

Përkundër se nga Vetëvendosja është thënë se janë siguruar nënshkrimet e 40 deputetëve për inicimin e seancës për votimin e presidentit, një seancë e tillë ka dështuar të mbahet sot. Kryeministri Albin Kurti ka propozuar ndryshimin e Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme përpara votimit të presidentit.

Në anën tjetër, ushtruesja e detyrës së shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka thënë që kjo parti ka marrë konfirmimin nga 80 deputetë se do të marrin pjesë në procesin e votimit të Vjosa Osmanit presidente.

Të ngjajshme

Koronavirusi dyfishoi punën e grave  

albswiss.com

Mbikëqyrje, jo mbyllje

albswiss.com

E tepron deputeti i VV-së: Albin Kurti u sakrifikua kur mori vaksinën AstraZeneca

albswiss.com