Enver Hoxhaj tregon a u ftua Vlora Çitaku të jetë pjesë e listës së PDK-së – Alb'swiss TV
Alb'swiss TV
Lajme

Enver Hoxhaj tregon a u ftua Vlora Çitaku të jetë pjesë e listës së PDK-së

enver-hoxhaj-tregon-a-u-ftua-vlora-citaku-te-jete-pjese-e-listes-se-pdk-se

Enver Hoxhaj tregon a u ftua Vlora Çitaku të jetë pjesë e listës së PDK-së.

Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se Vlora Çitaku është ftuar të jetë pjesë e listës së kandidatëve për deputetë të PDK-së, raporton Gazeta Express.

Hoxhaj në emisionin “Pressing” në T7 sa i përket informacionve se Çitaku mund të jetë kryetare e PDK-së, thotë se nuk e di se çfarë diskutohet nëpër Prishtinë, por thotë se ende nuk ka ndonjë debat në parti për kohën se kur do të mbahet ndonjë konevent e PDK-së.

“Me Vlorën kemi folë para se të bëhet lista dhe ka pas ftesë të bëhet pjeseëe listës, ka qenë shumë e mirë se ardhur dhe ka pas vend kryesor në listë për t’u bërë deputete. Ndërsa kush çka thotë në Prishtinë unë nuk e di, por çfarë mund ju them është se nuk ka ndonjë debat të brendshëm se kur do të mbahet ndonjë konvent e PDK-së”, thotë Hoxhaj.

Madje Hoxhaj tha se PDK-ja nuk është sikur partitë tjera që ka nga 7-8 kandidatë për ta udhëhequr partinë.

“Nuk jem një parti politike, sikur po i shoh partitë e tjera që dalin 7-8 kandidatë për ta udhëhequr partinë”, shtoi Hoxhaj.

Të ngjajshme

Bekë Berisha: Reshitaj le t’i marrë privilegjet e premtuara, por le ta kthen mandatin në AAK

albswiss.com

9 të vdekur dhe 548 raste të reja me koronavirus

albswiss.com

7 kilogram substanca narkotike gjenden në një veturë në Prizren

albswiss.com