Ganimete Musliu thotë se Leonora Jakupi shkakton tërmet në Serbi

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Deputetja e PDK-së: Leonora Jakupi shkakton tërmet në Serbi.

Këngëtarja kosovare, Leonora Jakupi së fundmi ka publikuar këngën e saj më të re e cila titullohet “Komandant”.

Kënga i është kushtuar pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët po mbahen në paraburgimin e Gjykatës Speciale në Hagë.

Kënga e saj nuk u prit mirë nga mediat serbe të cilat në artikujt e tyre e cilësuan si skandal.

Këto raportime nga ana e portaleve serbe kanë bërë që të reagojë edhe deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, e cila në profilin e saj në Instagram ka postuar disa tituj të mediave serbe.

Teksa ka postuar këtë fotografi deputetja ka shkruar se “Leonora Jakupi shkakton tërmet në Serbi me këngën komandant”.

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img