Haziri sot shpall kandidaturën për kryetar të LDK’së – Alb'swiss TV
Alb'swiss TV
Lajme

Haziri sot shpall kandidaturën për kryetar të LDK’së

haziri-sot-shpall-kandidaturen-per-kryetar-te-ldk’se

Lutfi Haziri sot shpall kandidaturën për kryetar të LDK’së.

Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, Lutfi Haziri do ta shpall sotkandidaturën e tij për kryetar të partisë nga komuna që drejton, raporton Express.

Lajmin e ka bërë të ditur Dega e LDK’së në këtë komunë, përmes një postimi në llogarinë zyrtare në Facebook.

“Ju njoftojmë se Kryetari i Degës së LDK’së në Gjilan, z. Lutfi Haziri, nesër (10 mars) në ora 13:00, do ta shpallë zyrtarisht kandidaturën për Kryetar të LDK-së në nivel qendror.Ftoheni të merrni pjesë në konferencën për media të z. Lutfi Haziri, në selinë e LDK’së në Gjilan”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, Lidhja Demokratike e Kosovës ka konfirmuar tri kandidatura zyrtare për kryetar të partisë.

Anton Quni, Lumir Abdixhiku e Lutfi Haziri tashmë zyrtarisht do të garojnë për të parin e LDK’së në kuvendin e X zgjedhor që do të mbahet këtë të diele.

Të ngjajshme

Haziri: Tash s’ka vend për marrëveshje, votimi i fshehtë do ta zgjedh kryetarin e LDK-së

albswiss.com

Enver Hoxhaj pas vizitave në Dukagjin: PDK do të jetë opozitë konstruktive

albswiss.com

“Vendimi i Kryeministrit Kurti për të mos pranuar vaksinat kineze, i drejtë”

albswiss.com