Vendi ynë po vazhdon të ketë numër të lartë të infektuarve me koronavirus.
602 raste të reja dhe 6 viktima nga COVID-19 u regjistruan sot në Kosovë, raporton Gazeta Express.
Komuna që regjistroi më së shumti raste të reja me virus sot është ajo e Prishtinës, 199 raste.
E dyta me më së shumti raste të reja të regjistrua gjatë kësaj kohe është Komuna e Prizrenit me 37 raste, pastaj ajo e Pejës me 36 raste, Ferizaj 32, Podujeva 30 dhe Fushë Kosova 28.
Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë u shëruan 2 mijë e 584 persona nga COVID-19. Numri i të shëruarve ka shkuar në 207 mijë e 216.





