Kështu duket stadiumi pak para fillimit të ndeshjes Spanjë-Kosovë.
Më pak se dy orë na ndajnë nga ndeshja Spanjë-Kosovë, e vlefshme për kualifikim në Kampionatin Botëror Katar 2022.
Federata e futbollit të Spanjës pak para ndeshjes ka publikuar një fotografi të stadiumit Estadio La Cartuja de Sevilla, aty ku do të luhet kjo ndeshje.
Kujtojmë se ndeshja Spanjë – Kosovë, e vlefshme për fazën kualifikuese në Kampionatin Botëror nis nga ora 20:45.
“Dardanët” vijnë pas humbjes 0:3 ndaj Suedisë në Prishtinë, kurse Spanja vjen pas fitores 1:2 ndaj Gjeorgjisë.