Kështu do të duket Obelisku “New Born” sivjet

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

NewBorn, është simbol i Kosovës.

Objekti më i njohur në Kosovën e pasluftës padyshim se u bë “NewBorn-i” në kryeqytet.

Si çdo vit tjetër, edhe këtë herë ky objekt do të marrë një pamje të re.

“NewBorn” që në shqip do të thotë kuptimi i diçkaje të “posalindur” u bë i njohur pikërisht pas shpalljes së pavarësisë, më 17 shkurt 2008.

E ndryshimi i këtij obelisku nisi nga viti 2013, kur u falënderuan të gjitha shtetet që kishin njohur pavarësinë.

Që atëherë ky monument vazhdon të përçoj mesazhe të ndryshme. Ideatori i gjithë kësaj, Fisnik Ismaili, është duke kërkuar vullnetarë që këtë herë NEWBORN, të ngjyroset ndryshe, duke iu kushtuar gruas e vajzave që kanë arritur suksese të mëdha.

“Sivjet Monumenti NEWBORN i dedikohet gruas. I kushtohet çikave tona në sport, në muzikë, në film, e në çdo fushë që po na e zbardhin fytyrën, por mbi të gjitha, i kushtohet grave që hala sot abuzohen e vriten në shtëpi të tyne, para familjeve të tyne”, shkroi ai.

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img