Qytetet me më së shumti raste aktive me COIVD-19.
Gjashtë persona kanë humbur jetën së fundi si pasojë e COVID-19.
Tani ëpr tani në gjithë vendin janë mbi 12 mijë raste aktive, kurse vetëm dje u konfirmuan 602 qytetarë të cilët kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Nga Ministria e Shëndetësisë ndërkohë është bërë e ditur se Prishtina është qyteti me më së shumti raste aktive, transmeton lajmi.
Prishtina ka më së shumti raste aktive me COVID-19. Aktualisht në kryeqytet janë 2 mijë e 764 raste aktive. Ndërsa Peja ka 965 raste, Ferizaj 827, Gjilani 821, Prizreni 748, Fushë Kosova 604, Gjakova me 558 raste dhe komuna tjera po ashtu me qindra raste aktive.
Njoftimi i plotë:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 835 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë
1.801.246 doza të vaksinës.
Deri më sot 810.708 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 93.334 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.
Nga 4.386 testime, 602 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 6 raste të vdekjes.
Sot janë shëruar 2.584 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 207.216.
Në total numri i rasteve aktive është 12.651.





