Këto super ndeshje na presin sot në Evropa Ligë – Alb'swiss TV
Alb'swiss TV
Sport

Këto super ndeshje na presin sot në Evropa Ligë

keto-super-ndeshje-na-presin-sot-ne-evropa-lige

Sot zhvillohen ndeshjet e para çerekfinale në Ligën e Evropës

Sot (e enjte) zhvillohet katër ndeshjet e para çerekfinale të Ligës së Evropës, ku triumfin e kërkojnë klube të mëdha si Manchester Unitedi, Arsenali, Roma dhe Ajaxi.

Pas ndeshjeve të zhvilluara në Ligën e Kampionëve të martën dhe mërkurën, tani radha i ka ardhur ndeshjeve dhe theve të Ligës së Evropës.

Klube të mëdha evropiane si Manchester Unitedi, Arsenali, Roma, Ajaxi dhe Dinamo Zagrebi do kërkojnë fitore në ndeshjet e para.

Takimi më interesant pritet të jetë ai në mes të Ajaxit dhe Romës, i cili do të zhvillohet në stadiumin Johan Cruijff Arena në Amsterdam.

Djajtë e Kuq do të kërkojnë fitoren në ndeshjen e parë në udhëtim te Granada në takimin që do të zhvillohet në stadiumi ‘Nuevo Los Carmenes’.

Arsenali është nikoqir i Slavia Pragës në Emirates, ndërsa Dinamo Zagrebi e pret Villarrealin në stadiumin ‘Maksimir’.

Të katër ndeshjet janë paraparë të zhvillohen nga ora 21:00, ndërsa ndeshjet kthyese luhen pas një jave.

Të ngjajshme

Conte i jep lajmin e shumëpritur Interit

albswiss.com

Rashica më i vlerësuari në fitoren e Werder Bremenit

albswiss.com

Çmimi ‘astronomik’ i Haalandit

albswiss.com