IKSHPK-ja ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar tri viktima nga COVID-19.
Sipas njoftimit, në mesin e viktimave janë dy burra dhe një grua të moshës 50-59 vjeçare dhe 70-79 vjeçare.
IKSHPK ka bërë të ditur se viktimat janë nga komunat Shtërpcë, Vushtrri dhe Ferizaj.

Ndryshe, në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 508 raste të reja të infektimit me COVID-19.
Gjatë kësaj kohe, 1 mijë e 281 qytetarë janë shëruar nga ky virus.





