7.2 C
Pristina
Saturday, October 16, 2021

Konfiskohen 700 kg produkte të mishit të prishur në Ferizaj

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së bashku me inspektorët komunal në Ferizaj gjatë ditës ka nisur një aksion për inspektimin e të gjitha mishtoreve në këtë komunë. Ndërkohë ky aksion ka rezultuar me konfiskimin e 700 kg mish të prishur që nuk i ka plotësuar kushtet ligjore tregtim.

Lamir Thaçi zëdhënës i AUV-së ka thënë për KOHEN se produktet e konfiskuar janë: mish i freskët, mish i grire, suxhuk, virshlle, mish i terur.

“E gjithë sasia u tërhoq nga shitja, u bllokua me urdhër të inspektorit. E gjithë sasia e mishit të ndaluar do të asgjësohet në prani të inspektorëve kompetent. Shumica e mishtoreve posedonin kushte të mira higjienike, për hapësirat që kishte defekte u urdhëruan përmirësimet brenda afateve kohore”, ka thënë Thaçi.

Sipas tij, AUV-i përmes inspektoratit veterinare është duke ndërmarre aksione ne te gjithë Kosovën të largoj nga tregu të gjitha produktet ushqimore me origjine shtazore te cilat nuk i plotësojnë kriteret ligjore për sigurinë ushqimore.

“Të gjithë operatoret të cilët tregtojnë produkte mishi duhet të jenë të regjistruara në AUV. Thertoret dhe përpunuesit e mishi duhet te jen të licencuara për veprimtarinë përkatëse. Hapësirat duhet t’i plotësojnë kushtet teknike sanitare higjienike, të cilat garantojnë siguri në prodhim përpunim apo tregtim te produktit. Ne te gjitha hallkat e zinxhirit ushqimore duhet plotësuar kushtet qe produkti të konsumatori të shkoj i sigurte dhe cilësore”,ka thënë Thaçi.

Të Fundit
spot_img
Postime të ngjajshme
spot_imgspot_img