Konjufca tregon se kur do të formohet Qeveria Kurti 2 dhe sa vota do t’i ketë – Alb'swiss TV
Alb'swiss TV
Lajme

Konjufca tregon se kur do të formohet Qeveria Kurti 2 dhe sa vota do t’i ketë

konjufca-tregon-se-kur-do-te-formohet-qeveria-kurti-2-dhe-sa-vota-do-t’i-kete

Konjufca thotë se Qeveria Kurti 2 do të formohet deri më 25 mars dhe do t’i ketë së paku 64 vota.

Ish-ministri i Punëve të Jashtme dhe anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka folur për rezultatin zgjedhor të këtij subjekti politik, për formimin e Qeverisë Kurti 2 dhe për datat se kur do të formohen këto institucione.

Ish-shefi i diplomacisë, Konjufca ka deklaruar se Qeveria Kurti 2 do të formohet deri më datë 25 mars, e sipas tij do të ketë më së paku 64 vota.

Kurse për zgjedhjen e Presidentit të vendit ai u shpreh se do të ndodhë menjëherë pas formimit të Qeverisë, saktësisht sipas tij deri më datë 10 prill.

“Unë mendoj që qysh tash kur po flasim, numrat janë. Unë mendoj që minimumi i numrave për zgjedhjen e Qeverisë Kurti do të jetë 64-65. Kjo është minimumi. Deri tash nuk ka diskutime me parti të tjera”, tha Konjufca.

Të ngjajshme

Shpend Ahmeti i del në mbrojtje Liburn Aliut për aktakuzë

albswiss.com

Pas zhvillimeve të fundit bëhet i gjallë Isa Mustafa, ky është reagimi i tij

albswiss.com

Në pikë të ditës, grabitësit ua marrin telefonat dhe kuletat dy femrave në Prishtinë

albswiss.com