fbpx
23.2 C
Geneva
Wednesday, October 30, 2024

Kryeministri në detyrë s’ka ndërmend ta shkarkojë askënd

Zëdhënësja e Qeverisë: Hoti s’ka ndërmend ta shkarkojë askënd.

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, nuk ka ndërmend ta shkarkojë ndonjë anëtar të kabinetit qeveritar.

Pas raportimeve se Hoti ka në plan t’i shkarkojë sot tre anëtarë të kabinetit qeveritar, zëdhënësja e Qeverisë, Antigona Baxhaku ka thënë për Express se kjo s’është e vërtetë.

“Nuk është informacion i vërtetë”, ka thënë Baxhaku.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, raportua se pritet ta shkarkojë nga detyra zv/kryeministrin dhe ministrin në detyrë të Pushtetit Lokal, Goran Rakiq, ministrin në detyrë të Drejtësisë, Selim Selimin dhe ministrin në detyrë për Kthim dhe Komunitete, Dalibor Jevtiq.

Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img