Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) përmes një komunikate për media ka konfirmuar se deri tani për kryetar të partisë kanë paralajmëruar kandidaturat Anton Quni, Lutfi Haziri dhe Lumir Abdixhiku.
LDK përmes një komunikate për media, bën të ditur se ditëve në vijim do të priten paralajmërimet edhe të kandidatëve të tjerë.
Komunikata e plotë:
Njoftim për publikun
Dëshirojmë ta njoftojmë anëtarësinë e LDK-së, se deri më tani kanë paralajmëruar kandidaturat për kryetar të LDK-së, z. Anton Quni, nënkryetar i LDK-së dhe kryetar i degës së LDK-së në Prizren, z. Lutfi Haziri, nënkryetar i LDK-së, kryetar i komunës së Gjilanit dhe i degës së LDK-së në Gjilan dhe z. Lumir Abdixhiku, anëtar i Kryesisë së LDK-së.
Në ditët në vijim priten paralajmërime edhe të kandidatëve tjerë.