Loredana Zefi, është njëra nga artiset më të komentuar në vendin tonë.
Që kur e zyrtarizoi lidhjen e saj me reperin e njohur, Mozzik, ajo ishte gjithmonë në qendër të vëmendjes, shkruan ORAinfo.
E jeta e saj u bë edhe më e bukur kur në jetë solli vajzën e saj të parë, të cilën e pagëzoi me emrin, Hana.
Ani pse nuk janë bashkë më Mozzikun, Loredna kujdeset shumë për Hanen dhe mundohet të ia plotësojë të gjitha teket e saj.
Së fundmi ajo e ka veshur vajzën e saj me rroba kombëtare, duke treguar se nuk i harron kurrë traditat e zakonet shqiptare./ORAinfo/