Lutfi Haziri godet me shaka Xhafer Tahirin që i doli në mbështetje Lumir Abdixhikut: Me kënd bëhet Xhafa, ai humb – Alb'swiss TV
Alb'swiss TV
Lajme

Lutfi Haziri godet me shaka Xhafer Tahirin që i doli në mbështetje Lumir Abdixhikut: Me kënd bëhet Xhafa, ai humb

lutfi-haziri-godet-me-shaka-xhafer-tahirin-qe-i-doli-ne-mbeshtetje-lumir-abdixhikut:-me-kend-behet-xhafa,-ai-humb

Xhafer Tahiri e mbështeti Abdixhikun, Haziri e godet me shaka: Me kënd bëhet Xhafa, ai humb.

Kandidati për kryetar të LDK’së, Lutfi Haziri ka ironizuar me kryetarin e Vushtrrisë Xhafer Tahiri i cili doli publikisht në mbështetje të kandidatit tjetër për kryetar Lumir Abdixhiku.

Haziri i cili zyrtarizoi kandidaturën për kreun e LDK’së sot nga Gjilani, komunë të cilën e drejton tha se atë kandidat që e mbështet Xhafer Tahiri ai humb.

“Unë jam konsultuar me të gjithë autoritetet dhe njerëzit që LDK’së i kanë dhënë kontribut. Për mu është e vlefshme që delegati me votu shlirë, sepse LDK nuk e pranon logjikën e ndarjes së brendshme, dhe secili shlirë mundet me votu. Dje një koleg i imi që ka dalur dje me tifozllëk me mbështet është pjesë e vendimi të tij, por ajo që thuhet në LDK është me kënd të bëhet Xhafa humb ai, është e vërtetë”, tha Haziri gjatë zyrtarizimit të kandidaturës.

Deri më tani tre kandidatë kane zyrtarizuar kandidaturën e tyre për kryetar të LDK’së, Lumir Abdixhiku, Anton Quni dhe Lutfi Haziri.

Të ngjajshme

Albin Kurti për dialogun me Serbinë: Duhet të përgatitet mirë

albswiss.com

PE thirrje 5 shteteve anëtare që ta njohin Kosovën

albswiss.com

Stublla, një vit pas rastit të parë me koronavirus në Kosovë

albswiss.com