fbpx
6.8 C
Geneva
Sunday, December 29, 2024

Maloku: Kosova vend ku deputet s’të bë vota qytetare, po vota mafioze komisionerëve!

Profesori dhe sociologu i njohur kosovar, Fadil Maloku ka folur rreth vjedhjes së votave.

Ai e quajti Kosovën si vend ku deputet s’të bën vota qytetare, por vota mafioze e komisionerëve.

Shkrimi i plotë:

Kosova vend ku deputet s’të bë vota qytetare, po vota mafioze komisionerëve!

Ose; Meliza Haradinaj (s) është fajtore!

1. Afera apo skandali që “modelua” rreth kandidates për Deputet/e nga radhët e AAK-s, dëshmon më së miri jo vetēm pēr dobēsitë evidente të Ligjit aktual Zgjedhor, të cilit që nga fillimi i instalimit (si copy paste, nga ish “ekspertiza” e eminencave UNMIK-iane!) demokracisë në Kosovē, i ka munguar ai mekanizmi i kontrollit të brendshëm shtetrorë që shquhet si njē lloj check& balance, por, edhe fuqia dhe autoriteti i komisionerëve të “aftësuar dhe trajnuar ekskluzivisht për mënyrat dhe sekretet e vjedhjes (lexo; “bartjes” prej një kandidati pēr deputet, në tjetrin kandidat!?) së votave.

2. Afera e ndodhur me ish ministren (tashmë, edhe tē dorëhequr) e AAK-s, në fakt vetëm sa e ridêshmojë, prezencēn fizike të këtyre komisionerëve të krimininalizuar të cilët përmes korruptimit.. arrijtën tē “promovojnē” jo deputetë që morën vota qytetare, por, sish deputet që kanë mundësi financiare paguajnë këto grupe mafioze, korruptive.

3. Është më se e qartë që nga paslufta e kēndej në gjitha zgjedhjet mbajtura, ka pas ankesa në punën e komisionerëve! Bile edhe kur u krijua alibia e “vjedhjes industriale”, për çka u deshtë që edhe ish Ambasadorja amerikane të alarmoj..!? Por, gjitha kēto marifetllëqe, e vjedhje të profesionalizuara (fillimisht nga militantët partiak) i fshehën politikanët e partive më të mëdha politike të vendit! Ndryshe, si ka mundësi qē disa deputetëve të pērjetshëm, t’i “reservohen” në gjitha Legjislaturat e pasluftës vendi i deputetit! Si ish anëtarē i Komisionit Zgjedhor, gjithnjë pas zgjedhjeve kam ngritur shqetësimin tim për dëmet që i shkaktonin këta”paramilitarë” krejt procesit zgjedhor! Edhe atëherë, po edhe tani, as politika, as prokuroria, e as partitë politike fare s’kanë qenë të interesuara ta pastrojnë ligjerisht si “kursin e zgjedhjeve”, ashtu edhe mënyrën e zgjedhjes së përfaqësuesve të njëmendët tē popullit, nga ky rrjetë strukturuar kriminal…!?

Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img