2.9 C
Geneva
Thursday, April 10, 2025

Manchester City nënshkruan me yllin e madh

Manchester City ‘blindon’ De Bruynen me kontratë të re.

Klubi anglez, Manchester City ka konfirmuar se Kevin De Bruyne ka nënshkruar një kontratë të re që do ta mbajë atë në Etihad deri në vitin 2025.

Mesfushori belg, i cili ishte lojtari më i mirë i sezonit në Ligën Premier vitin e kaluar, ka nënshkruar një marrëveshje të re me Cityn.

Marrëveshja e re e De Bruynes është e vlefshme për katër vitet e ardhshme dhe do ta mbajë atë në Etihad deri në ditëlindjen e tij të 34-të.

De Bruyne kishte ende dy vjet në kontratën e tij aktuale, por City donte ta lidhte atë me një marrëveshje më të gjatë pasi u bë një nga lojtarët më të mirë në botën nën urdhrat e Pep Guardiolas.

“Jemi të ngazëllyer për të njoftuar se De Bruyne ka nënshkruar një zgjatje të kontratës deri në vitin 2025!”, thuhet në njoftimin e Cityt.

Ndryshe, De Bruyne gjatë karrierës së tij te City deri më tani ka zhvilluar 255 ndeshje, duke shënuar 65 gola dhe duke bërë 105 asistime.

Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img