3.2 C
Geneva
Saturday, January 10, 2026

Masat e reja anti-covid, vjen reagimi i parë

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

“Nuk ka pasur koordinim me kryetar komunash për masat e reja anti-Covid”

Sazan Ibrahimi, drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës është deklaruar pas mbledhjes së MSH’së se pushteti qëndror nuk ka pasur koordinim me atë lokal për masat e reja të ndërmarra nga institucioni shëndetësor.

“Deri më tani, çdo vendim mbi masat e reja është bërë në konsultim me komunat. Komunat në këtë rast ende nuk janë konsultuar për çfardo mase të re”, ka deklaruar Ibrahimi për Express.

“Kryetarët e komunave gjithnjë deri më tani kanë treguar gatishmëri të lartë për të bashkëpunuar me nivelin qëndror në mënyrë që të shpëtohet jeta e qytetarit”, ka shtuar tutje ai.

Nga java e ardhshme pritet që të ketë mbyllje totale për 12 ditë të gastronomisë dhe qendrave tregtare.

Në takimin që ministri Arben Vitia ka pasur me kryetarin e Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, Petrit Kllokoqi është diskutuar edhe ora policore.

“Gastronomia dhe qendrat tregtare do të mbyllen për 12 ditë duke filluar nga java e ardhshme, teksa është disktutuar edhe ora policore por që nuk është marrë ende ndonjë vendim”, tha Kllokoqi.

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img