fbpx
0.9 C
Geneva
Thursday, April 25, 2024

Më këtë datë fillon testimi i inteligjencës për rekrutët e FSK-së

Ministria e Mbrojtjes dhe Sigurisë ka bërë të ditur se më 18 mars do të fillojë testimi i inteligjencës për rekrutët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Në njoftimin e publikuar nga MMS-ja thuhet se testimi do të mbahet në 5 kazerma të qyteteve të ndryshme.

“Ministria e Mbrojtjes njofton kandidatët për rekrut (OR-1) në Forcën e Sigurisë së Kosovës, se Bordi Përzgjedhës ka vendosur që testi i Inteligjencës dhe Njohurive të Përgjithshme të mbahet me datë 18.03.2021 dhe 19.03.2021 në pesë (5) kazermat e FSK-së si në vijim; Kazerma ‘Adem Jashari’ në Prishtinë, Kazerma ‘Skënderbeu’ në Ferizaj, Kazerma ‘Ushtarët e Nato-së’ në Istog, Kazerma ‘Minatori’ në Mitrovicë, Kazerma ‘Neë Born’ në Gjilan”, thuhet në njoftim për media.

“Kandidatët e ftuar në ditën e testimit duhet të kenë me vete:fletë dëshminë e aplikimit (numri unifikues personal), letërnjoftimin ose pasaportën si dokument identifikimi, kandidatët duhet të paraqiten 15 minuta para kohës së orarit të publikuar, kandidatët duhet të kenë maska mbrojtëse kundër COVID 19 dhe kandidatëve gjatë testimit nuk ju lejohen telefonat, orët e mençura, kalkulatorët dhe çdo pajisje tjetër digjitale”, thuhet në njoftimin MMS-së.

Për më shumë detaje shikoni linkun më poshtë:

https://docs.google.com/document/d/1NwsG6TfZv687lnfP-oX5aKu3B4xMmmv06KaJUFpyVDA/edit

Të Fundit
spot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_img