Merr vendim Kurti, liron nga detyra këtë zëvendësministër – Alb'swiss TV
Alb'swiss TV
Lajme

Merr vendim Kurti, liron nga detyra këtë zëvendësministër

merr-vendim-kurti,-liron-nga-detyra-kete-zevendesminister

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka liruar nga detyra e zëvendësministrit të Mbrojtjes, Enver Dugollin.

Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se lirimi i Dugollit nga detyra është bërë me kërkesë të tij.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka liruar nga detyra zëvendësministrin e Mbrojtjes, Enver Dugolli. Nëpërmjet një letre drejtuar Kryeministrit Kurti, zëvendësministri i Mbrojtjes Dugolli, ka kërkuar që të lirohet nga të gjitha detyrat dhe përgjegjësitë e përcaktuara nga vendimi paraprak për emërimin e tij. Arsyeja e dorëheqjes së zëvendësministrit Dugolli ka të bëjë me certifikimin si Deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e ZKM-së.

Më herët, Dugolli kishte deklaruar se është i gatshëm ta pranojë pozitën e ministrit të Mbrojtjes, por këtë pozitë Kurti ia ka besuar Armend Mehajt.

Të ngjajshme

Prioritet pë LVV-në konfiskimi i pasurisë së paligjshme, shoqëria civile skeptike për rezultatet.

albswiss.com

QKUK mbushet me pacientë të infektuar me COVID-19

albswiss.com

E thotë LDK: Nuk qëndrojmë në votimin e Osmanit nëse Kurti nuk tërheqet nga ligji për zgjedhjet

albswiss.com