fbpx
16.2 C
Geneva
Monday, September 30, 2024

Mospajtime brenda LDK-së, vjen reagimi nga dega e kësaj partie në Vushtrri

Dega e LDK-së mohon se ka mospajtime në Vushtrri

Sot gjatë ditës një person me emrin Agim Krasniqi e që pretendon se është anëtar i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), në Vushtrri, ka reaguar ndaj emërimit të drejtorëve që është bërë nga kryetari i komunës Xhafer Tahiri.

Krasniqi pretendonte që shumica e anëtarëve të Kryesisë së LDK-së, Dega në Vushtrri, nuk pajtohen me emërimet e reja të drejtorëve në qeverisjen lokale në Vushtrri për disa arsye.

Por ndaj pretendimeve të tij, ka reaguar dega e LDK-së në Vushtrri.

Kryetari i Degës, Xhafer Tahiri përmes një reagimi për media ka thënë se lajmi i publikuar nga kinse një pjesë e anëtarëve të kryesisë së LDK-së në Vushtrri, është i pavërtetë.

Kësisoj Tahiri ka demantuar pretendimet se ka pakënaqësia brenda LDK-së në Vushtrri për sa i përket punës së tij në qeverisjen lokale.

“’Deklarata’ e publikuar nga disa portale në emër të degës së LDK-së është e pavërtetë sepse ajo nuk është lëshuar asnjëherë në emër të Degës së LDK-së në Vushtrri. Të gjitha emërimet në ekzekutivin e Komunës së Vushtrrisë nga Kryetari Xhafer Tahiri janë bërë me vendim të Kryesisë së Degës së LDK-së në mbledhjen e mbajtur me datë 5 mars 2021. Prandaj Kryesia e LDK në Vushtrri DEMANTON lajmin e dhënë në disa portale në emër të Kryesisë së Degës së LDK-së në Vushtrri dhe kërkon nga të gjitha portalet që ti përmbahen standardit minimal gazetaresk duke verifikuar lajmin para publikimit të tij. Dega e LDK-së në Vushtrri ka adresë zyrtare dhe ka zëdhënës e saj z. Shkëlzen Xhaferi”, thuhet në reagimine tij.

Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img