9.9 C
Geneva
Thursday, May 8, 2025

Muriqi pas humbjes: Duhet të mësojmë të rikuperohemi pasi pësojmë gol

Kosova ka pësuar humbje nga Spanja me rezultat 3:1.

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi pas ndeshjes është shprehur se dy golat e shpejtë të Spanjës sonte kanë ndikuar edhe në ndeshjen e Kosovës.

Ai tha se pritet nga skuadra të tilla dhe gjëra të tilla ndodhin, ndërsa sa i përket pjesës së dytë, Muriqi thotë se lodhja ndikoi shumë.

“Besoj se filluam ndeshjen mirë e morëm një gol nga gabimi ynë sepse ishte një super-gol sepse duhet vetëm t’ia urojmë sepse ndoshta patëm pak vonesë, por faktikisht ndodhin me këso skuadra dhe këso lojtar që kur nuk reagon në kohën e duhur të dënojnë.

Morëm golin tjetër pas disa minutave dhe ajo na pengoi ta vazhdojmë lojën tonë, por nëse arritëm të shënojmë, vazhduam mirë, por filloi lodhja sepse ishim duke e njekur topin por besoj se ishte një ndeshje edhe për neve si eksperiencë, do donim një rezultat të bënim histori sonte”, tha Muriqi.

Më tutje, ai tha se Kosova po ka vështirësi të rikuperohet pasi po pëson gol, por duhet të punohet më tepër që të rritet mentaliteti i ekipit.

“Edhe unë besoj se kur po pësojmë golin e parë, jemi skuadër e lehtë ngase kur pësojmë golin e parë kemi parë edhe me Suedinë edhe me Spanjen nuk po mundemi t’i qesim ato turbulencat që i kemi në këtë. Shpresoj që të rritemi si mentalitet dhe taktikisht mendoj se po rritemi si ekipë”, tha Muriqi.

Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img