Mustafa flet për preferencat për kryetar të ri të LDK-së – Alb'swiss TV
Alb'swiss TV
Lajme

Mustafa flet për preferencat për kryetar të ri të LDK-së

mustafa-flet-per-preferencat-per-kryetar-te-ri-te-ldk-se

Isa Mustafa flet për preferencat për kryetar të ri të LDK-së.

Kryetari në dorëheqje i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se partia do të rikthehet fuqishëm, pasi që sipas tij Kosova ka nevojë për një parti shtetformuese si LDK-ja.

Mustafa është deklaruar edhe rreth kandidaturave të deritanishme për kryetar të partisë.

Lidhur me kandidaturën zyrtare të Anton Qunit, Lumir Abdixhikut dhe Lutfi Hazirit, Mustafa tha se është shumë e rëndësishme se kush do të zgjidhet në krye të partisë.

“Vlerësoj se është shumë e rëndësishme kush do të jetë në krye të LDK-së. Por mbi të gjitha është uniteti dhe fryma fundamentale e LDK-së, demokracia e brendshme dhe solidariteti partiak. Janë këto vlera që e dallojnë LDK-në nga partitë e tjera”, tha Mustafa për Periskopin.

Më tutje, kryetari në dorëheqje i LDK-së tha se “asnjë frymë e as parti e konjukturave nuk e zëvendëson një parti shtetformuese, siç është LDK”

“Kosova ka nevojë për një parti shtetformuese, si LDK-ja. Prandaj LDK do të rikthehet fuqishëm. Asnjë frymë e as parti e konjukturave nuk e zëvendëson një parti shtetformuese, siç eshte LDK. Popullizmi nuk mund të jetë substitut i shtetformimit”, tha Mustafa.

Kujtojmë se pas rezultatit të dobët të Lidhjes Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e 14 shkurtit,

Isa Mustafa dha dorëheqje nga posti i kryetarit të partisë.

Deri sot, kandidaturat zyrtare për ta udhëhequr LDK-në janë: Anton Quni, Lumir Abdixhiku dhe Lutfi Haziri.

Ndërkohë janë paralajmëruar edhe kandidatura të tjera në ditët në vijim.

Të ngjajshme

Osmani në prag të sigurimit të votave për presidente 

albswiss.com

Në këto komuna të Kosovës ka më shumë rrezik për braktisjen e shkollimit nga vajzat e komuniteteve

albswiss.com

Grenell nuk ndalet, përsëri godet Kurtin: Do të jetë edhe kundër Bidenit, ai është me të vërtetë anti-Amerikë

albswiss.com