Komuna e Prishtinës dje është aktivizuar duke rrënuar disa objekte pa leje ndërtimore.
Rrënimet nisën në Ulpianë.
Sot, Komuna ka dalë edhe me një njoftim tjetër.
“Komuna e Prishtinës njofton se të gjitha shpenzimet e rrënimeve të ndërtimeve pa leje të kryera nga Inspeksioni i Komunës, do të barten nga pala që ka inicuar ndërtimin”, njofton komuna.





