23.9 C
Geneva
Wednesday, May 7, 2025

Ndryshimi i Ligjit për Zgjedhje, reagon Ismet Beqiri

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri, e ka konsideruar se është alarmante nëse ndryshohet Ligji për Zgjedhje pa debat dhe vetëm me forcën e numrave.

“Nëse bëhet Ndryshimi i Ligjit për Zgjedhje, me një urgjencë të tillë, pa debatin e nevojshëm me të gjithë faktorët relevant, por vetëm me forcën e numrave, kjo duhet të na alarmoj. Kjo tregon se pse ne duhet të kemi kujdes kur të marrim vendime”.

Beqiri ka thënë se kjo tregon se vendi po shkon drejt autoritarizmit.

“Kjo tregon se në çfarë rruge po shkon vendi ynë, pra drejtë autoritarizmit. Ligji ka nevojë dhe mund të ndryshohet, por asesi në këtë mënyrë, formë të kërkuar nga partia-pushtet dhe me këtë urgjencë”.

Shkrimi i plotë i saj:

Të dashur miq,

Nëse bëhet Ndryshimi i Ligjit për Zgjedhje, me një urgjencë të tillë, pa debatin e nevojshëm me të gjithë faktorët relevant, por vetëm me forcën e numrave, kjo duhet të na alarmoj.

Kjo tregon se pse ne duhet të kemi kujdes kur të marrim vendime.

Kjo tregon se në çfarë rruge po shkon vendi ynë, pra drejtë autoritarizmit.

Ligji ka nevojë dhe mund të ndryshohet, por asesi në këtë mënyrë, formë të kërkuar nga partia-pushtet dhe me këtë urgjencë.

Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img