Nën masa të rrepta të sigurisë, Mesiq viziton veriun

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Ish-presidenti i Kroacisë, Stipe Mesiq, ka vizituar paraditen e sotme veriun e Mitrovicës.

Vizita e tij është bërë nën masa të rrepta të sigurisë.

Mesiq po qëndron për vizitë në Kosovë. Ai është takuar dje me krerët e shteti.

Mesiq, i cili është edhe autori i librit “Si është rrënuar Jugosllavia”, ka kujtuar dje ngjarjet që çuan në shpërbërjen e Jugosllavisë dhe përballjet e tij për Kosovën me kryekriminelin Sllobodan Millosheviq.

“Jugosllavia ka mundur të shpërbëhet pa luftë, por politika shoviniste e Millosheviqit ishte ajo që iu shkaktoi tragjedi popujve joserbë në këto hapësira. Ai mendonte se do të arrinte ta gënjente botën për “të drejtën serbe”, por gënjeu veten dhe serbët. Serbët vazhdojnë ta urrejnë Millosheviqin jo pse shkaktoi gjithë ato luftëra të përgjakshme, por pse i humbi ato”, tha ndër të tjera Mesiq, duke premtuar se do të vazhdojë të jetë zë i fuqishëm i kudondodhur në përkrahje të aspiratave integruese të Republikës së Kosovës

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img