444 persona janë testuar me koronavirus brenda 24 orëve të fundit.
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 2.410 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 444 raste pozitive.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 452 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 62.650 raste, kurse numri i rasteve aktive është 9.761.
Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 235 raste, Prizren 33 raste, Gjilan 26 raste, Fushë-Kosovë 23 raste, Lipjan 16 raste, Kamenicë 15 raste, Podujevë 14 raste, Deçan 12 raste, Ferizaj 12 raste, Obiliq 12 raste, Suharekë 8 raste, Drenas 7 raste, Viti 7 raste, Gjakovë 6 raste, Klinë 3 raste, Pejë 3 raste, Vushtrri 3 raste, Junik 2 raste, Malishevë 2 raste, Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Kllokot dhe Shtime.