Theret me thikë një person afër shkollës “Elena Gjika”.
Një person ka mbetur i lënduar pasi është therur nga një person tjetër në afërsi të shkollës “Elena Gjika”, në Prishtinë.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Agron Borovci.
Sipas tij i dyshuari gjendet në arrati.
Në ndërkohë i lënduari është dërguar për trajtim në QKUK.
“Rreth orës 14:30 është pranuar informata për një person i cili ka marrë lëndime nga një mjet i mprehtë. I lënduari është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, me ç’ rast nga informacionet e mbledhura ka identifikuar të dyshuarin e mundshëm dhe aktualisht ka nisur një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë ai.