Nis vaksinimi i personave mbi 85 vjeç në Kosovë kundër virusit COVID-19 – Alb'swiss TV
Alb'swiss TV
Lajme

Nis vaksinimi i personave mbi 85 vjeç në Kosovë kundër virusit COVID-19

nis-vaksinimi-i-personave-mbi-85-vjec-ne-kosove-kunder-virusit-covid-19

Të mërkurën fillimin e vaksinimit për këta persona e bëri të ditur edhe këshilltari politik i ministrit Arben Vitia, Sami Uka.

Sipas një njoftimi të Ministrisë së Shëndetësisë, pas vaksinimi i kësaj grup-moshe do të bëhet fillimisht në Prishtinë (Salla “1 Tetori”) dhe në komunat: Pejë, Gjakovë, Prizren, Ferizaj, Gjilan, Mitrovicë dhe Vushtrri dhe në të gjitha komunat e tjera ku ka filluar vaksinimi kundër COVID-19.

“Vaksinimi bëhet në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (Njësia e vaksinimit) në komunat e lartpërmendura, me përjashtim të Prishtinës, ku vaksinimi bëhet në sallën ‘1Tetori’ “, thuhet në njoftim.

MSh po ashtu ka theksuar se për grup-moshën nga 80-84 vjeçe, vaksinimi nis me datën 11 prill 2021, në të njëjtat vende të vaksinimit dhe në të gjitha QKMF-të e komunave të tjera ku do të fillojë vaksinimi kundër COVID-19.

“Personat e këtyre grup-moshave, do të kontaktohen për vaksinim përmes telefonit, bazuar në të dhënat e plotësuara përmes aplikimit në ekosova.rks-gov.net, ku mundësia e aplikimit është ende e hapur”, thuhej në njoftim.

Ndryshe, vaksinimi kundër COVID-19 ka filluar javën e kaluar, ku janë vaksinuar mbi 3 mijë persona nga personeli shëndetësor.

Të ngjajshme

Moderatori i njohur thotë se nuk do ta ftojë Kurtin në emision, kjo është arsyeja

albswiss.com

(Kujdes, pamje të rënda) |Publikohet videoja e vrasjes së të riut në Deçan, babai i tij kërkon drejtësi

albswiss.com

10 pacientë me koronavirus në gjendje të rëndë në Spitalin e Pejës

albswiss.com