Koronavirusi, ka sjellë fatkeqësisht shumë vdekje edhe në vendin tonë.
COVID-19, po vazhdon të jetë i pranishëm në Kosovë, ashtu si në mbarë botën.
Sikurse në vendet tjera ka ende numër të madh të të infektuarve dhe viktimave nga koronavirusi, edhe në Kosovë situata duket të jetë më shqetësuese kohëve të fundit.
Për një javë, të infektuar me COVID-19 në Kosovë janë raportuar 7,815 raste, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Teksa, kanë vdekur 35 qytetarë. Sipas njoftimit të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit 643 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, nga 4.043 testime.
Gjatë këtyre 24 orëve të fundit, janë shënuar 4 raste të vdekjes. Janë shëruar 2028 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 204.632.
MSH-ja po ashtu ka ftuar qytetarët që të mbajnë maskat dhe të respektojnë distancën.
Ndryshe, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.800.413 doza të vaksinës.





