Përveç Kosovës edhe këtyre dy shteteve Evropa nuk ua njeh pasaportat e vaksinimit

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Kosova, Bosnja e Hercegovina dhe Rusia janë shtetet e vetme që në Evropë nuk u njihen pasaportat e vaksinimit Covid-19.

Kjo vërehet edhe në një hartë të publikuar në faqen “Schengen Visa”, ku shihet se këtyre shteteve nuk u njihen certifikatat e vaksinimit, që nënkupton se qytetarëve u ndalohet hyrja në shumë vende, përcjell Demokracia.com.

Nuk kanë qenë të pakta rastet kur shumë kosovarë kanë bërë të ditur se nëpër vende të ndryshme të Evropës nuk po u lejohet as hyrja në dyqane, për shkak se nuk ua njohin certifikatat e vaksinimit, ani pse janë imunizuar me të dyja dozat.

Ministria e Shëndetësisë kohë më parë kishte deklaruar se certifikatat nuk po njihen për shkak të disa problemeve teknike, megjithatë deri më tani nuk ka ndryshuar asgjë sa i përket kësaj çështjeje, përcjell Demokracia.com.

Gjatë kohës sa po ushtronte detyrën e Ministres së Shëndetësisë, Dafina Gexha, kishte deklaruar se po tentonin që problemin ta zgjidhnin para 10 janarit. Por, kjo nuk ka ndodhur ende dhe shumë qytetarë po mbesin edhe më të izoluar për shkak të kësaj.

Pasaporta/Certifikata e vaksinës së BE-së për COVID-19 është një dokument i vetëm që mund t’i lëshohet një udhëtari, si në format letre, ashtu edhe në format digjital.

Në varësi të statusit të udhëtarit, ekzistojnë tri lloje të pasaportave të BE-së për COVID-19: pasaporta e vaksinimit, certifikata e testimit dhe certifikata e rikuperimit.

Personat që posedojnë një dokument të tillë kanë të drejtë kryesisht të udhëtojnë në të gjithë Evropën pa pasur nevojë të karantinohen ose të testohen për COVID-19. Megjithatë, udhëtarët duhet të jenë të vetëdijshëm se disa shtete anëtare po vendosin kufizime më të rrepta për vende të veçanta me një shkallë më të lartë të rrezikshmërisë së përhapjes së COVID-19

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img