11.1 C
Geneva
Thursday, May 8, 2025

Seanca për presidentin në ora 18:00, deputetët e AAK-së dalin në mal

Në ora 18:00 pritet të fillojë seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, e thirrur nga 41 deputetë.

Kësisoj pritet që në këtë seancë të votohet për zgjedhjen e Presidentit të ri të Kosovës.

Pavarësisht rëndësisë së kësaj situate, deputetë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës kanë vendosur që të këtë ditë të kalojnë në natyre, si çdo ditë tjetër.

Të njëjtët ditë më parë kanë bërë të ditur se nuk do të qëndrojnë në sallë për t’ia bërë kuorumin Vjosa Osmanit, si kandidate për president dhe siç duket kësisoj do të veprojnë.

Deputeti dhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj e deputeti Bekë Berisha kanë vendosur që të dalin maleve, në ditët kur Kosova pritet të ketë ndryshime të mëdha politike e institucionale.

Duhet përkujtuar që vetë Ramush Haradinaj pati shpallur kandidaturën për President të vendit.

Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img