8.8 C
Geneva
Friday, April 11, 2025

Shkarkimi i Basri Sejdiut, bordi i SHSKUK-së dënohet me 12 mijë euro

Inspektorati i Punës e ka cilësuar të kundërligjshëm vendimin e Bordit të SHSKUK-së për shkarkimin e ish-Drejtorit të Përgjithshëm Basri Sejdiut.

Sejdiu ishte ankuar tek Inspektorati i Punës pas vendimit që kishte marrë bordi që ta shkarkojë atë.

Në dokument thuhet se vendimi nuk përkon me dispozitat ligjore dhe duhet të anulohet.

“Vendimi i Bordit të SHSKUK -së Nr.1466/20 date 06.07.2020, është në kundërshtim me dispozitat e: Nenit 70, paragrafi 1.5, 1.6.1, 1.6.2, paragrafi 2, paragrafi 3, Neni 71, paragrafi 2, te Ligjit Nr.03/L .. 212 të Punës, Nenit 64, paragrafi 9 te Ligjit Nr.04/L-125 për Shëndetësi, Neni 4, paragrafi 1, Neni 21, paragrafi I, dhe Neni 52, paragrafi I, pika 2 te Ligjit Nr. 05/L-3 l për Procedurën e Përgjithshme Administrative”, thuhet në vendim, shkruan Gazeta Insajderi.

Pas ankesës që Sejdiu e kishte bërë në Inspektoratin e Punës është marrë vendim që bordi të dënohet me 12 mijë euro.

“Inspektoratin e Punës në Kosovë, në shqyrtim të ankesës së palës ankuese z. Basri Sejdiu, të parashtruar me datë 2L07.2020 ‘Nr.4646/20, ka vendosur kundër Vendimit të Bordit të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës. Personat përgjegjës në cilësinë e personave fizikë: Xhevat Jakupi – Kryesues i Bordit të SHSKUK-së, Aida Rexhepi – Anëtare e Bordit të SHSKUK -së, Diana Dafota – Anëtare e Bordit te SHSKUK -së, Sadete Hadri – Anëtare e Bordit të SHSKUK -se, Agreta Gecaj Gashi – Anëtare e Bordit te SHSKUK -së, janë dënuar me nga 2,000, ku brenda tetë ditëve duhet ta paguajnë”, thuhet në dokument.

Bordi i SHSKUK-së kishte shkarkuar ish-Drejtorin e Përgjithshëm, Basri Sjediun, në korrik të vitit të kaluar.

Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img