14.2 C
Geneva
Thursday, October 9, 2025

Shqipëria shpërndan mbi 117.000 tekste për nxënësit shqiptarë në diasporë

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se ka përfunduar procesi i sigurimit dhe shpërndarjes së teksteve falas për nxënësit shqiptarë në diasporë për këtë vit shkollor.

“Me shumë dashuri dhe përkushtim, ka përfunduar edhe për këtë vit shkollor procesi i sigurimit dhe shpërndarjes së teksteve falas për nxënësit shqiptarë në diasporë,” ka shkruar Rama.

Ai tha se prej shtatë vitesh Qeveria Shqiptare, përmes Ministrisë së Arsimit dhe Qendrës së Botimeve për Diasporën, kujdeset që fëmijët shqiptarë jashtë vendit të kenë në duar librat e gjuhës dhe kulturës amtare.

“Vetëm këtë vit janë shpërndarë 27,198 tekste mësimore për nxënësit tanë në diasporë, ndërsa që nga viti 2019 e deri sot janë dërguar plot 117,138 tekste për fëmijët shqiptarë në çdo cep të botës,” ka shkruar ai, duke shtuar se “ruajtja e gjuhës dhe identitetit është mënyra më kuptimplotë për të mbajtur gjallë lidhjen me atdheun”, theksoi Rama.

Të Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img