Ditën e festës së 14 vjetorit të pavarësisë së Kosovës nuk do të këtë vaksinim të qytetarëve kundër koronavirusit.
Kështu ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë, përcjell ORAinfo.
Njoftim rreth vaksinimit kundër COVID-19
Komiteti për imunizim kundër COVID-19 i Ministrisë së Shëndetësisë i njofton qytetarët se qendrat e vaksinimit kundër COVID-19 nuk do të punojnë ditën e enjte, me datë 17 shkurt 2022, me rastin e Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës.
Vaksinimi kundër COVID-19 do të vazhdojë në të gjitha qendrat ditën e premte, më 18 shkurt 2022, sipas orareve të rregullta të vaksinimit që i kanë qendrat në çdo komunë.
Duke ju bërë thirrje që të zbatojnë masat në fuqi dhe të vaksinohen kundër COVID-19, në mundësinë e parë, Ministria e Shëndetësisë i uron qytetarët me rastin e Ditës së Pavarësisë! /ORAinfo/





