Tentim-grabitja afër Badovcit, punëtori i kompanisë së sigurimeve është qëlluar me tre plumba – Alb'swiss TV
Alb'swiss TV
Lajme

Tentim-grabitja afër Badovcit, punëtori i kompanisë së sigurimeve është qëlluar me tre plumba

tentim-grabitja-afer-badovcit,-punetori-i-kompanise-se-sigurimeve-eshte-qelluar-me-tre-plumba

Punëtori i kompanisë së sigurimeve është qëlluar me tre plumba në tentim-grabitjen e kryer dje.

Punëtorët e kompanisë së sigurimeve të plagosur mbrëmë pasi u tentua të grabitet mjeti me të cilin po transportonin paratë po vazhdojnë të marrin shërbime në Klinikën Torakale.

Babai i njërit prej të plagosurve Muhamet Krasniqi, thotë se djali i tij tashmë ka një gjendje më të mirë pavarësisht se ka humbur shumë gjak.

“Sipas informatave djalit i janë hequr nga trupi tre plumba. Ka pasur gjakderdhje të rëndë por tash e ka marrë veten. Sipas mjekëve shpresojmë se djali do të lirohet shumë shpejt”, deklaroi Muhamet Krasniqi.

Muhamet Krasniqi pas takimit me djalin e tij thotë se djali vazhdon të jetë në trajtim mjekësor.

Nga QKUK thonë se të plagosurit po vazhdojnë të trajtohen.

“Njëri nga të plagosurit është në Repartin Intensiv pasi është kryer ndërhyrja kirurgjike. Sipas mjekëve për momentin gjendje e tij është stabile. Ndërsa i plagosuri tjetër është në Kirurgji Torakale dhe është jashtë rrezikut për jetë”.

Sipas Policisë së Kosovës kamioneta me të cilën dyshohet se janë arratisur sulmuesit është gjetur e djegur në një fshat të Gjilanit.

Të ngjajshme

Albin Kurti në Lezhë për bashkimin kombëtar: Na e ndalon kushtetuta, nuk e ndryshojmë atë

albswiss.com

AAK gjen kandidatin e ri për kryetar të Obiliqit

albswiss.com

Abdixhiku konfirmon kandidaturën për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës

albswiss.com