Zbulohen risit e Iphone 13, lansohet në shtator – Alb'swiss TV
Alb'swiss TV
Teknologji

Zbulohen risit e Iphone 13, lansohet në shtator

zbulohen-risit-e-iphone-13,-lansohet-ne-shtator

Lansohet në shtator, këto janë risitë e iPhone 13.

Telefoni i ardhshëm i Apple, iPhone 13, pritet të heqë ‘njollën’ e shumëpërfolur të “Face ID” dhe të vijë në versionin të cilin e kanë kërkuar qe një kohë të gjatë përdoruesit.

Sipas analistit të Applet, Ming-Chi Kuo, kompania po planifikon ta zvogëlojë ‘njollën’. Këtë ai e ka bazuar në zhvillimet në prodhimin e telefonit në Azi.

Ai ka thënë se nuk dihet se sa më e vogël do të jetë kjo shenjë, por pritet që shumë funksione të përfshihen në kuadër të njollës që shërben për identifikimin e pronarit në fytyrë. Ajo pritet të ngjajë me versionin origjinal të lansuar tek iPhone X.

IPhone 13 pritet të lansohet në shtator, sipas kohës së lansimit të të gjithë telefonave të gjigantit amerikan.

Të ngjajshme

Çfarë u ndodhi aplikacioneve më të përdorura në të gjithë botën, WhatsApp & Instagram s’funksionuan

albswiss.com

Mund të prezantohet një iPhone 12 Mini

albswiss.com

Dërgimi i parave, lajm fantastik nga WhatsApp

albswiss.com