Ushtruesi i detyrës së PDK’së, Enver Hoxhaj ka thënë se VV-ja duhet të mendojë se PDK’ja do të shfaqet në seancë për ta zgjedhur dikë president pa biseduar fillimisht.
“Demokracia është dialog i pashtershëm, ata nuk duhet të mendojnë se PDK’ja do të shfaqet në seancë për ta zgjedhur dikë president, përtej kandidaturës së zonjës Osmani”, është shprehur Hoxhaj në T7.
Tutje, ai ka komentuar figurën e Osmanit si kandidate për presidente nga lista e VV’së.
“Osmani më shumë ka qenë faktor i përçarjes sesa i unitetit. Mënyra se si e ka keqpërdorur zyrën e presidentit Thaçi një orë pas konfirmimit të aktakuzave të Thaçit, se si e ka goditur KQZ’në, mënyra se si është sjell me partinë e vetë, me LDK’në…”, ka thënë Hoxhaj.
Hoxhaj gjithashtu tha se PDK’ja nuk është parti politike që përmes opozitës e avancon dikë në karrierë, duke aluduar në Vjosa Osmanin. Sipas tij, nëse VV’ja kërkon votat e PDK’së, fillimisht duhet të ulen në tavolinë për të biseduar.
“Ne nuk jemi parti politike që përmes opozitës e avancojmë dikë në karrierë. Nëse ata kanë nevojë për votat tona, ata duhet të ulen në tavolinë me neve”, shtoi Hoxhaj.