ZYRTARE: KF Dukagjini fiton ndeshjen në tavolinë, Komisioni i Garave eliminon Istogun nga Kupa e Kosovës
Komisioni i Garave në kuadër të FFK-së, ka marrë vendim për eliminimin e KF Istogut nga Kupa e Kosovës.
Komisioni i Garave për Superligë dhe Ligën e Parë, shqyrtoi ankesën e KF Dukagjinit, shkruan lajmi.net.
Dukagjini kishte bërë ankesë që lojtari i Istogut, Erion Ceta kishte thyer rregullat pasi ishte i ndëshkuar me dy kartonë të verdhë dhe prapë u paraqit në gjysmëfinale të Kupës.
Dukagjini fitoi ndeshjen e parë me rezultat 1-2, por pas këtij vendimi, Komisioni i Garave vendosi për të eliminuar Istogun.