Dorëzohet Beogradi, serbët nga Kosova mund të votojnë në qytete të Serbisë

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Nuk do të votohet në Kosovë.

Komisioni Republikan i Zgjedhjeve në Serbi ka marrë vendim për mënyrën se si mund të votojnë serbët nga Kosova në referendumin e nesërm të cilin institucionet kosovare s’e lejojnë të mbahet brenda territorit të vet.

Votuesit nga Kosova do të mund të votojnë në vendvotimet në Kurshumli, Novi Pazar, Rashkë dhe Vranjë.

Në gjithsej 45 vendvotime do të shtohen emrat e votuesve nga Kosova të cilët do të mund të votojnë në referendumin për ndryshimin e Kushtetutës në fushën e drejtësisë.

Në Vranjë do të votojnë votuesit nga komuna e Vitisë, Gjilanit, Kamenicës dhe Novobërdës, derisa në Novi Pazar do të votojnë ata nga Istogu, Klina, Peja, Gora, Prizreni dhe Rahoveci, shkruan Novosti.

Serbët nga Fushë Kosova, Lipjani, Prishtina, Ferizaj, Shtërpca dhe Obiliqi do të votojnë në Kurshumli, derisa ata nga komunat e Vushtrrisë, Zveçanit, Zubin Potokut, Mitrovicës dhe Leposaviqit në Rashkë.

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img