E pamja hapet për të riun nga Mitrovica që vdiq dje, ishte rrahur dhe kishte qëndruar në koma

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Hapet e pamja për të riun nga Mitrovica që vdiq dje, ishte rrahur dhe kishte qëndruar në koma.

I riu nga Mitrovica Ermal Delija ka vdekur dje, ndërsa për të sot është hapur e pamja.

I ndjeri ishte rrahur në tetor të vitit të kaluar dhe si pasojë kishte qëndruar edhe në komë.

Nga Prokuroria Themelore e Mitrovicës kanë njoftuar se sulmuesi ndodhet në paraburgim.

Pasi ishte zgjuar nga koma, Ermali ishte parë në xhaminë e Shipolit te hoxha Fatmir Latifaj i cili i kishte pajtuar familjet në fjalë.

Ndërsa para pak ditësh, të riut nga Mitrovica i kishte humbur sërish vetëdija, për çka ishte dërguar me urgjencë në QKUK.

Varrimi pritet të bëhet pas përfundimit të autopsisë.

Ai ishte djali i vetëm i familjes Delija dhe u rrit jetim pasi babai i kishte vdekur vite më parë.

Ermali la pas nënën dhe tri motra.

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img